Kinematografia në zi! Ndërron jetë aktori legjendar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Dennis Waterman, i njohur për rolet e tij në shfaqjet televizive duke përfshirë ‘Minder’, ‘The Sweeney’ dhe ‘New Tricks’, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Lajmin e ka bërë me dije familja e tij përmes një deklarate ku thuhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se i dashuri ynë Dennis ndërroi jetë në spital në Spanjë”.

Ai vdiq të dielën pasdite me gruan Pam në krah. Familja kërkon që privatësia jonë të respektohet në këtë kohë shumë të vështirë”.

I lindur në Londër dhe i shkolluar në ‘Corona Theatre School’, Waterman filloi karrierën e tij në një rol për ‘Fondacionin e Filmit për Fëmijë’, pas së cilës, në moshën 12-vjeçare, ai u ftua të bashkohej me kompaninë ‘Royal Shakespeare’ të Stratford.

Ai vazhdoi rrugën drejt suksesit me rolin në ‘William’, përshtatja e ‘Just William’ nga BBC. Ai u bë një nga fytyrat më të njohura në televizionin britanik në vitet 1970 kur luajti George Carter përballë John Thaw në dramën policore të ITV-së ‘The Sweeney’.

Ai arriti suksesin më të madh në Minder nga viti 1979 deri në 1989 si Terry McCann.

Waterman vazhdoi të luajë në komeditë ‘On the Up’ dhe ‘Stay Lucky’, përpara një roli tjetër popullor dhe të gjatë si një tjetër detektiv i Cockney në ‘New Tricks’, i cili u shfaq nga 2003 deri në 2015.

Personazhi i tij Gerry Standing në ‘New Tricks’ shënoi kthimin e tij në një shfaqje të gjatë për herë të parë në një dekadë dhe luajti së bashku me aktorët James Bolam dhe Alun Armstrong.

 

Të fundit

Dollari në pikiatë/ Rënia më e madhe e monedhës amerikane, në një dekadë

Dollari amerikan ka rënë në nivele minimale përballë lekut shqiptar.Kjo vjen si pasojë e tarifave Trump dhe efekteve në...

“Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të hequr kufizimet për rrjedhjen e ujit nga dushet amerikane, të vendosura gjatë administratës Obama. Sipas Shtëpisë...

Presidentja Osmani zhvillon një takim me Erdogan: Turqia partner kyç për paqen

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se presidenti turk është...

“Kush do jetë ylli i PS!” Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t, s’komenton Veliajn

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top...

Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza...

Lajme të tjera

Web TV