Përplasi nënën me fëmijën/ Ky është Ajas Sulejmani i kërkuar nga Anglia për trafik droge

Ajas (Ilir) Sulejmani është drejtuesi i mjetit që aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në “rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Sulejmani pas aksidentit u arratis. Mirëpo burime për media bëjnë me dije se Ajas (Ilir) Sulejmani është një emër i njohur për policinë.

Ai është në kërkim nga autoritetet Angleze për posedim kanabisi dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Kujtojmë që 39-vjeçari është ende në kërkim nga policia vendase pas aksidentit të sotëm.