U bullizua për peshën, Eurovision “i del në mbrojtje” Ronela Hajatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila është përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovizion” deri më tani është një ndër pjesëmarrëset më të komentuara të kompeticionit.

Mediat e huaja i janë referuar këtu komenteve e bullizmin online që i është bërë për peshën.

Së fundmi LaRepubblica i ka dedikuar një artikull Ronelës dhe komenteve bullizuese duke bërë me dije se ‘Eurovision’ do marrë masa ndaj këtyre njerëzve. Pasi u përball me fyerje të vërteta, tallje, meme për pamjen e saj fizike, më pas u “censurua” nga kanalet zyrtare të komunikimit të “Eurovision” për pozat provokative. Ajo me ironi tha në konferencën për shtyp: “Eurovizion? Shfaqje familjare” teksa organizatorët e EBU (European Broadcasting Union) janë të detyruar të mbajnë qëndrim: diskriminimi në festivalin europian të këngës nuk do të tolerohet.

Paralelisht me sulmet ndaj Ronelës, në rrjetet sociale kanë nisur edhe kritikat ndaj EBU për mënyrën se si po menaxhon komunikimin. Ka kritika për të gjithë organizatën italiane, krahasuar me edicionin fatkeq të vitit 1991. Në një deklaratë publike EBU-ja bën me dije:

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar spektaklin e këtij viti.”

Të fundit

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet të jetë i kthjellët...

Lajme të tjera

Web TV