Me semafor të kuq dhe pa patentë, Ajas Sulejmani, 39-vjeç, përplasi me një makinë luksoze tip ‘G Class’, mesditën e sotme në rrugën e Kavajës, teksa po kalonin vijat e bardha, një çift bashkë me foshnjën e tyre tre muajshe.
Mësohet se çifti Arian dhe Vilma Konomi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata ndodhen nën mjekim intensiv.