Qeveria në show-n e kryeministrit, opozita e sëmurë nga Doktori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Eshte zhgenjyes fakti që vazhdojnë shfaqjet demode me asamble dhe kuvende kombëtare dhe që partitë politike shqiptare vazhdojnë të bëjnë hapa pas.

Nga njëra anë e medaljes së ndryshkur 30 vjeçare kemi të ashtuquajturën opozitë shqiptare e cila po jep shpirt në duart e një doktori, që fatkeqësisht e ka ndarë mendjen për ta nxjerrë pacientin të vdekur nga operacioni.

Figura të vjetra, disa pa integritet, disa të paafta për të bërë politikë e disa besnike vetëm ndaj urdhërave të z.Berisha bashkohen në një pikë. Të gjitha këto nuk prodhojnë dot diçka ndryshe, qoftë ide, qoftë alternativa të reja, qoftë frymë, vazhdojnë të shkatërrojnë sistemin e vlerave dhe të meritokracisë dhe vetëm enden lart e poshtë nëpër ekrane televizive duke ngatërruar të bërit opozitë me replikat degraduese dhe alogjike.

Në anën tjetër të po së njëjtës medalje qëndron forca më progresiste e politikës shqiptare, siç u nënkuptua nga lavdet e thurrura gjatë asamblesë së djeshme nga kryeministri ynë. Sigurisht, një shfaqje kjo e tepruar komike të cilën do ta kishte patur zili edhe Roberto Benigni. Kur një forcë politike dallon nga gjithë të tjerat dhe ka në fokus mirëqënien e vendit dhe të popullit, janë veprat ato që flasin, jo fjalimet. I takon vetëm popullit shqiptar ti vendosë notën qeverisë, apo veprave të saj sepse qeveritë janë të zgjedhurat, sovrani është zgjedhësi. Ai fatkeqësisht sot mbetet i detyruar të votojë të keqen më të vogël dhe jo të mirën më të madhe.

E si të mos mjaftojnë këto, kryeministri shfrytëzon një mbledhje partie për të sulmuar SPAK. Revoltohet kur e akuzojnë kundërshtarët se ndërhyn tek çështjet e drejtësisë dhe më pas bën ekzaktësisht atë që nuk duhet të bëjë, ndërhyn dhe arrin deri aty sa i kërkon edhe llogari kësaj strukture përse heton A-në, duke bërë njëkohësisht dhe avokatin mbrojtës, dhe nuk heton ZH-në. Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë tek çështjet e drejtësisë, përfshirë dhe Kryeministri.
Jemi afër zgjedhjeve bashkiake dhe partitë tona politike si zakonisht fillojnë me cic-micet e tyre të përhershme.

Lexo edhe :  Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Ndërkohë që duhet të ketë angazhim për vlerësimin e punës së kryebashkiakëve në të 61 bashkitë, për të kuptuar se kush i ka shërbyer popullit gjatë mandatit, çfarë ka bërë e ka arritur, çfarë duhet të bëhet më mirë e çfarë mësimesh janë nxjerrë, politikanet tanë vazhdojnë të jenë të fokusuar disa tek lufta e brendshme, disa tek presidenti i ardhshëm e disa nuk janë zgjuar akoma nga gjumi.

Posacerisht per fjala.al

Të fundit

Kufijtë doganorë për udhëtarët, rregullat dhe vlerat maksimale të mallrave pa taksa

Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate,...

La çelësat në kutinë postare/ I vjedhin 1 milion euro teksa ishte me pushime

Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në kryeqytetin francez. Ngjarja ka...

1945 – Apokalipsi në Hiroshima: kur njerëzimi kaloi pragun atomik

Më 6 gusht 1945, ora shënonte 8:15 të mëngjesit në qytetin japonez të Hiroshimës, kur një dritë verbuese, pasuar nga një shtytje e tmerrshme...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri–Letoni, mbyllen tribunat pas porte

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për...

“Jam si Navalny”/ Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë. Meta thotë në...

Lajme të tjera

Web TV