‘Sapo u zgjua Vilma kërkoi vajzën’, flasin familjarët: U qetësua kur pa që ishte mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjarët e Arjan dhe Vilma Konomit, çiftit të aksidentuar ditën e djeshme në Tiranë, kanë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.

Ata kanë thënë se Vilma u përmend mëngjesin e sotëm dhe sapo hapi sytë, kishte kërkuar vajzën e saj tre muajshe. Sapo ka parë që fatmirësisht vajza e saj ishte shëndoshë e mirë, vetëm një gërvishtje në faqe, nëna është qetësuar.

“Stafi i spitalit është kujdesur shumë për ta dhe i vuri në një dhomë të dy bashkëshortët. Vilma u përmend sot në mëngjes sepse ka qenë e pa vetëdishme. Sapo hapi sytë kërkoi vajzën. Kur pa se nga përplasja vajza 3 muajshe ka marrë vetëm një gërvishtje në faqe, u qetësua”, thanë prindërit për Top Channel.

Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i përplasi në vijat e bardhja në Rrugën e Kavajës.

Pas aksidentit, ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e drogës./TCH

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV