Shkaktoi aksidentin e rëndë në Tiranë, Ajas Sulejmani gjobitet me 105 mijë lekë

Ajas Sulejmani është gjobitur me 105 mijë lekë dhe i është hequr patenta për 2 vite për aksidentin e rëndë që shkaktoi ditën e djeshme në rrugën e Kavajës.

Shkelje semafori, aksidentim i këmbësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike janë shkeljet që ka kryer.