Gramshi u vizitua nga UFO-t?! Zbulohet e vërteta e shenjave “misterioze” në tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak ditësh banorët e fshatit Topojan në Gramsh u alarmuan pasi sipas tyre tokat pranë Përroit të Skribicës ishin vizituar nga UFO-t.

Sipas tyre UFO-t kanë ‘shëtitur’ fshatin duke djegur toka dhe më pas janë zhdukur duke lënë si shenjë disa rrathë në arën aty pranë. Por duket se ky fenomen i çuditshëm duket se ka një të vërtetë krejt ndryshe nga ajo që pretendojnë banorët.

Sipas mediave rrathët e formuar në tokë lidhen me një aktivitet shumë të thjesht të çdo fermeri gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Rrathët me formë të rregullt nuk janë krijuar nga UFO siç pretendojnë banorët por nga pronari i tokës, i cili disa ditë më parë kishte ujitur tokën e tij.

Pronari kishte zgjedhur që ujitjen ta bënte përmes një pompe dhe një sistemi vaditës me sprucim, i cili rrotullohet dhe shpërndan ujin në një largësi dhe intensitet konstant.

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV