Kërkohet 1 biletë për finalen e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ERVIN BAKU

Finalja e parë e Ligës së Konferencës do të zhvillohet në Tiranë. Themi finalja e parë sepse ky është kompeticioni më i ri i UEFA-s. Nuk ishte fare e thjeshtë që të prisnim një event të tillë, historik. Sepse kishte edhe 7 federata të tjera që aplikuan. Pas një lobimi të fuqishëm dhe të gjatë ndër vite të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pas të gjitha garancive që mori nga qeveria shqiptare, UEFA i besoi Shqipërisë këtë event madhor të saj. Marketing më të mirë nuk ka. Për imazhin, nivelin e sigurisë, shërbimet, gastronominë dhe natyrisht për namin ndërkombëtar që do të marrë Tirana. Pas dy javësh, më 25 maj, sytë e gjithë botës do të ngulen mbi kryeqytetin e “vendit të shqiponjave”. Pse? Është e vërtetë që është vetëm një ndeshje futbolli, por sot futbolli, dhe sidomos një finale e tillë europiane, gjeneron shumë audiencë, shumë zhurmë, shumë të ardhura. Do të luhet në stadiumin “Air Albania” që ka një kapacitet prej 22 mijë vendesh. Por këtu fillojnë problemet. Për këtë finale, 3 mijë vende “avullojnë”. Kapaciteti është ngushtuar në 19 mijë. Në stadium po bëhen disa ndryshime të mëdha vetëm për ta mundësuar këtë finale. Është zgjeruar tribuna e medias, pasi vetë eventi kërkon një numër të madh mediash. Në tribunat e miqve do të reduktohet numri i tifozëve për shkak të studiove televizive për këtë event. Do të shtohen dy ekrane gjigante në stadium si dhe do të krijohen dy shkallë në tribunën kryesore për të zbritur në fushë. Mbi 2100 forca sigurie dhe 400 vullnetarë që do të kenë funksione të ndryshme në këtë event historik do të angazhohen në finalen e 25 majit. Natyrisht që ka patur trajnime të forcave të sigurisë që do të jenë brenda perimetrit të stadiumit. Do të ketë minimumi 650 stjuardë në stadium. Jashtë stadiumit do të ketë të paktën 1500 forca policore që do të garantojë rendin në çdo gjë që mund të ndodhë jashtë. Pra mbi 2100 forca që do të garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj finaleje. Nuk ka shaka me UEFA-n. Gjithçka kurohet në detajet më të imëta të mundshme.

Kërkohet me ngulm 1 biletë

Interesimi për ta ndjekur këtë finale aty brenda “zonës vullkanike” i tejkalon përmasat e reales. Roma dhe Feyenoord kanë marrë për tifozeritë e tyre respektive secila nga 4 mijë bileta. 3 mijë bileta i ka ruajtur UEFA, për të ftuarit, federatat përkatëse dhe sponsorët. Pra ngelën vetëm 8 mijë bileta.. Kërkesat e mijëra tifozëve, në mbarë Europën e botën, bënë që ngarkesa të ishte aq e madhe sa faqja e uebit të UEFA-s të shfaqte shumë probleme dhe “automati” ra disa herë. Por askush nuk dorëzohej kollaj. Ata “të regjurit” jo e jo. Biletat e vëna në dispozicion “avulluan” në 2 orë. Natyrisht që për shumicën dërrmuese të këtyre biletave proçedura kishte nisur 2 muaj më parë, ekzaktësisht më 16 mars. Bileta më e lirë kushton 20 Euro, më e shtrenjta 125 Euro. Në tregun e zi do të shiten trefish, pesëfish e deri në dhjetëfish më shtrenjtë. Lojë e re, avaz i vjetër. Kështu ndodh kudo në botë, kështu ndodh në çdo finale. Duke ditur që jam afër dhe brenda futbollit, farefis, miq, shokë, të njohur, të panjohur, më kërkuan bileta, menjëherë pas shpalljes së dy finalistëve. Kërkesat ishin dhjetë herë më të larta se kur u inagurua stadiumi, në nëntor kundër Francës. Dhe këtu ka një problem tjetër. Shumica dërrmuese e kërkuesve shkojnë në stadium vetëm dhe vetëm kur ka një event madhështor. Pastaj mund të rrinë vite pa shkuar në stadium. Kjo nuk shkon. Një përgjigje kisha dhe kam për të gjithë miqtë: E para, e pamundur të gjesh 1 biletë. Sepse gjithçka, absolutisht gjithçka menaxhohet nga UEFA, organizatorja e finales. Ai/ajo që ju premton një biletë, ju gënjen. E dyta, ejani në çdo kohë në stadium. Ejani dhe zbuloni magjinë e futbolli. Futbolli bashkon. Edhe 119 mijë vende të ishte stadium ynë, do të mbushej plot e për plot. Do të ketë 90 mijë tifozë për finalen e Tiranës, rreth 70 mijë italianë dhe rreth 20 mijë holandezë. Tirana do të jetë e gjitha në festë. Dhe unë uroj me shpirt dy gjëra: E para, që gjithçka të shkojë shkëlqyeshëm dhe tjetra, që kjo finale të jetë një marketing edhe për futboolin shqiptar. Jo për Kombëtaren, ajo e ka fituar “bastin” e saj me tifozët. Po për kampionatin shqiptar, stadiumet e të cilit janë pothuajse bosh gjithë vitin. Përjashto derbin, kur luhet në Tiranë.

Të fundit

“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë

Shqipëria do të marrë pjesë në "Eurovision Song Contest 2025" që do të mbahet në Bazel, Zvicër. Përfaqësuesit e këtij...

Kryemadhi ‘braktisë’ politikën dhe i futet kinematografisë: Jam duke realizuar një film

Deputetja e Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar mbrëmjen e sotme se i ka hyrë botës së kinematografisë. Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ në TV...

Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë edhe këtë të premte do të ndikohet nga mot i paqendrueshëm Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në pjesën...

Uroi apo jo Metën? Kryemadhi flet për videon e bujshme: Nuk kishte lidhje me…

Deputetja Monika Kryemadhi ka sqaruar një video që ka qarkulluar ku u nënkuptua si një urim ditëlindje për ish-Presidentin Ilir Meta. Kryemadhi e ftuar...

Klithma për Luftë Globale në heshtje ashtu si mosbesimi që Hitleri do niste Luftën e Dytë

Nga Leonard Veizi   Lufta po afrohet. Kjo nuk është më një teori konspirative apo një alarm i kotë; është një realitet i mbështetur nga paralajmërimet...

Lajme të tjera

Web TV