Një atentat me armë u shënuar pak çaste më parë në dalje të qytetit të Lezhës.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa paraprakisht mësohet se shënjestër kanë qenë 2 persona që po udhëtonin në makinën Mercedes Benz tip ML me mbiemër Preçi nga Miloti.
Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht kanë shpëtuar plumbave.
Makina e tyre doli nga rruga në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave, teksa autorët u larguan me shpejtësi.