Lajm i fundit/ Terror në një supermarket amerikan, ka shumë viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz u plagosën dhe disa raportohen të vdekur pasi një person i armatosur hapi zjarr brenda një supermarketi Buffalo të shtunën

BUFFALO, SHBA – Një burrë ka hapur zjarr në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, ndërsa transmetonte drejtpërdrejt në Twitch, duke vrarë shumë njerëz dhe duke plagosur të tjerë, thonë zyrtarët lokalë dhe dëshmitarët. Ai postoi gjithashtu një manifest në internet në të cilin e përshkroi veten si supremacist të bardhë.

Incidenti filloi të shtunën herët pasdite, ora amerikane, kur oficerët u njoftuan për një person që po qëllonte në Tops Markets në 1275 Jefferson Avenue. Pas mbërritjes, ata gjetën viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda ndërtesës, raporton noa.al duke cituar AP.

Sipas BNO News, shumë prej viktimave janë qëlluar me plumb në kokë. Tetë të vdekur janë konfirmuar zyrtarisht dhe disa të tjerë janë plagosur.

Një manifest në internet prej 106 faqesh, që besohet se është ngarkuar nga sulmuesi, përshkruan motivin e tij për sulmin e së shtunës. Në dokument, ai e përshkruan veten si një djalë 18-vjeçar dhe i vetë-përshkruar supremacist i bardhë dhe antisemit.

“Nëse ka një gjë që dua që ju të kuptoni nga këto shkrime, është se lindshmëria e të bardhëve duhet të ndryshojë. Popullsia e bardhë çdo ditë bëhet më e vogël në numër”, thuhet në dokument.

“Për të mbajtur një popullsi, njerëzit duhet të arrijnë një normë lindjeje që arrin nivelet e fertilitetit zëvendësues, ku në botën perëndimore është rreth 2,06 lindje për grua.”

Të fundit

Ngjarja me 5 të plagosur në Laç, Gjekmarkaj: Akt që dëshmon pasigurinë e jetës!

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, i cili kandidon edhe për deputet, ka reaguar lidhur me ngjarjen me...

Gjendet një makinë në flakë në Balldre, dyshohet se i përket autorit të plagosjeve në Laç

Një makinë është gjetur duke u shkrumbuar nga flakët në Balldre. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të ngjarjes me 5 të plagosur në Laç. Ngjarja ka...

PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhje

Partia Demokratike ka bërë një denoncim, duke publikuar emrat e disa personave që, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të...

Australi/ Humb zgjedhjet “klienti” i La Civita, laburisti Albanese fiton kundër Dutton

Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për politikën aktuale të vendit. Rezultatet paraprake...

Shqiptarët, kërkesë të lartë për birrë e kafe

Importi rekord i mallrave të akcizës ka shtuar të ardhurat në arkën e shtetit, teksa për tre muajt e parë të vitit kjo shifër...

Lajme të tjera

Web TV