Rama pas takimit me ministrin grek të energjisë: Plane të përbashkëta bashkëpunimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria dhe Greqia kanë plane të përbashkëta në sektorin e energjisë, në një kohë kur tregu ndërkombëtar ka pësuar “tronditje” për shkak të luftës së Ukrainë. Në një intervistë për mediat greke, pas takimit me ministrin e energjisë Kostas Skrekas, Rama tha se në fokus të takimit ishin planet konkrete të bashkëpunimit në këtë sektor.

“Kemi plane të përbashkëta dhe shumë të dobishme reciprokisht dhe na duhet vetëm që të ecim përpara me shpejtësi dhe të përfitojnë nga këto plane, nga fakti që mund të shkëmbejmë energji duke qënë se kemi burime të natyrave të ndryshme, ne jemi hidro 100 %, Greqia është gaz, është termo”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se është diskutuar edhe mundësia e investimeve që pala greke mund të bëjë në territorin shqiptar, sa i përket burimeve të reja energjetike.

“Kemi diskutuar për sa i përket mundësive të investimeve që pala greke mund të bëjë në territorin shqiptar, sa i përket burimeve të reja energjitike, sigurisht flasim mes nesh për burime të gjelbërta energjetike”, tha Balluku.

Sektori i gazit ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit dypalësh, nisur edhe nga fakti se të dy vendet, si Greqia me terminalin e Aleksandropulit, ashtu dhe Shqipëria me terminalin e Vlorës kanë vendosur që të investojnë në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm.

Të fundit

Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë,...

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në Theth, protestueses i bie të fikët

Njërit prej protestuesve kundër aksionit për shembjen e objekteve në Theth i ka rënë të fikët. Nga pamjet nga vendngjarja, duket se pranë tij kanë...

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më jetike. Tre vite më parë, kur...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV