Dy aksidente brenda orës në Lezhë/ “Benzi” përplaset me bordurën e urës, plagoset çifti

Një aksident është shënuar pasditen e 15 majit në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Parakalimi i gabuar ka qenë shkaku i përplasjes së një mjeti tip “Benz” me bordurën e urës.

Si pasojë e këtij aksident ka mbetur i plagosur çifti që udhëtonte me këtë makinë.

Menjëherë janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës. Abcnews.al mëson se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites të sotme.

Ndërkohë në aksin Lezhë-Shënkoll, një polic i burgut të Shënkollit humbi jetën pas një aksidenti me motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00.

Pashk Deliaj, 40 vjeç humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën. Ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve dhe ndërroi jetë.