Inter bën detyrën ndaj Cagliarit, Darmian dhe Lautaro mbajnë gjallë shpresat për titull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi nuk i ndahet Milanit në garën për titullin kampion në Seria A, pasi zikaltërit kaluan pa probleme Cagliarin, me sfidën që u mbyll me shifrat 3-1 në favor të ekipit të Simone Inzaghit.

Darmian do të zhbllokonte ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Martinez në pjesën e dytë do të dyfishonte për zikaltërit.

Avantazhi i dyfishtë zgjati vetëm 2 minuta pasi për Cagliarin do të shënonte Lykogiannis, që do të rihapte kështu takimin.

Për të mbyllur llogaritë e kësaj ndeshjeje mendoi përsëri Martinez 6 minuta nga fundi, pasi shkundi rrjetën e kundërshtarëve për herë të tretë, teksa shënoi edhe golin e dytë personal.

Me këtë humbje për Cagliarin misioni mbijetesë tashmë vështirësohet, pasi tashmë shpresat janë zvogëluar ndjeshëm. Ata ndodhen 2 pikë më pak se Salernitana e vendit të 17-të, teksa vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë atë, pasi duhet patjetër fitorja ndaj Venezias duke shpresuar tek humbja e Salernitanas ndaj Udineses.

Të fundit

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë e ndaluar nga qeveria britanike...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Lajme të tjera

Web TV