“Mu kujtua sharja”/ U përmbajt për 2 vite, i riu ia nxjerr inatin derës së fqinjëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetase e cila dëgjoi zhurma jashtë shtëpisë denoncon se dikush e goditi me shkelma derën e banesës për të marrë hak ndaj saj dhe bashkëshortit. Por personi i identifikuar më pas përmes kamerave të sigurisë, nuk përdori asnjë send të fortë dhe as mjete të ndaluara.

Ai e qëlloi derën me grushte dhe shkelma dhe sipas tij, ky veprim u krye mbasi nuk i kontrolloi dot nervat kur kaloi përpara shtëpisë së çiftit me të cilin ishte grindur në fund të 2019. Ngjarja e “rrahjes” së derës u kallëzua në komisariatin numër 6 deklaruan burimet policore të gazetës “Si” që ju referuan dëshmive të të dyja palëve, të cilat në mbyllje të procesit hetimor në polici i dhanë dorën njëra tjetrës, mbasi moskuptimin e kishin sqaruar edhe në atë kohë.

Çështja iu la nervave, shton një oficer policie që mbajti shënim ankesën penale të shtetases e cila jeton në rrugën Shaban Bardhoshi.

“Kur dëgjova zhurmat në portë po vija fëmijët në gjumin e drekës. U afrova të shikoja, por nuk vërejta gjë. Më pas pashë kamerat e sigurisë dhe aty vërejta një person me kapele që po godiste me duart e shkelma portën”.

Gruaja shton për policinë se e ka identifikuar menjëherë agresorin i cili është një i ri që jeton ngjitur me banesën e tyre.

“Më tepër se dy vjet më parë ne kishim një konflikt me ta sepse na dëmtuan derën e jashtme pa dashje. Dhe ne e sqaruam këtë konflikt. Herë tjetër nuk kemi pasur asnjë problem dhe gjithçka ka shkuar mirë,“- deklaron sipas burimeve, e reja, e cila edhe në rastin e parë është paraqitur në polici për dëmtim të pronës duke kryer denoncim që u mbyll mbasi nuk kishte vepër penale.

Lexo edhe :  3 vite në qeli nëse përdor flakadanë në stadium

Policia i thotë gazetës “Si” se kreu veprimet e duhura hetimore, siç është sekuestrimi i kamerës së sigurisë dhe konstatoi se dera e jashtme nuk kishte asnjë dëmtim. Më pas thirri të dyshuarin. Ai e ka pranuar menjëherë veprimin absurd.

“Para dy vitesh patëm një incident të vogël dhe ata më ofenduan. Këtë veprim e bëra nga nervat , kalova para portës dhe u kujtova për sharjen dhe më hipi gjaku në kokë dhe ndaj e qëllova portën me shkelm”,- thotë i dyshuari në policinë numër 6.

Policia ka pyetur të dyja palët ku përfshihet edhe kryefamiljari i derës së shkelmuar, nëse kishte apo jo pretendime të tjera, por ai e ka mbyllur bisedën duke ngritur supet.

“Ditën që e qëlloi portën me shkelma dhe duar, u ngrita dhe shkova tek fqinjët. I pyeta nëse kishin ndonjë problem tjetër dhe përse burri i shtëpisë e qëlloi portën. Por ai kërkoi falje duke u shprehur se fajin e kishte kujtesa që nuk ia kishte fshirë sharjen. Gruaja ime këmbënguli se kjo gjë duhej të paraqitej në komisariat dhe nuk e kundërshtova”, rrëfen kryefamiljari./GazetaSi

Të fundit

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku...

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit "BG Alert". Deri tani...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në një demokraci normale, ata që...

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe...

Lajme të tjera

Web TV