Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës e Suedisë në NATO: Nuk u themi “po” atyre që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur sot se Turqia nuk do ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, raporton Reuters.

“Misionet diplomatike suedeze dhe finlandeze nuk e marrin mundimin që të udhëtojnë në Turqi që ta bindin Ankaranë që të aprovojë kërkesën e tyre,” citohet të ketë thënë presidenti turk në një konferencë për shtyp me homologun algjerian.

“Para së gjithash, ne nuk do t’u thoshim ‘po’ atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n, një organizatë e sigurisë, gjatë këtij procesi”, citohet të ketë thënë më tej Erdogan.

Sipas raportimeve, pas këtij qëndrimi nuk qëndron vetëm çështja e marrëdhënieve me Rusinë, por një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme nga Ankaraja: mbështetja e lëvizjeve kurde. “Të dy vendet – tha troç Erdogan – po u japin strehë shumë terroristëve”.

Dhe shtoi: “Ne nuk duam të përsëritet i njëjti gabim i bërë me pranimin e Greqisë”.

Ky lloj qëndrimi shkon më shumë me Suedinë, e cila ka qenë gjithmonë mikpritëse për refugjatët politikë dhe ka mirëpritur një komunitet të madh kurd: njerëz që kanë ikur nga Turqia, Irani, Siria dhe Iraku që nga vitet 1980 dhe që në shumë raste kanë marrë nënshtetësinë suedeze. Kurdët në Suedi kanë disa organizata, njëra prej të cilave është hapur afër PKK-së, Partia e Punëtorëve Kurdë që drejton një luftë guerile kundër autoriteteve të Ankarasë.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV