Përgënjeshtrohet grupi i Berishës, akuzuan Pompeon se u pagua për t’u shfaqur krah Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas presidentit të kompanisë amerikane të energjetikës, “Linden Energy”, vizita në Tiranë e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo u pagua nga kompania, ndërsa siguria e tij u mor përsipër nga qeveria amerikane- Grupi i Sali Berishës pretendonte se Pompeo mori një shumë të majme, të shfaqej në Tiranë krah Ramës.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama gjatë firmosjes së një memorandumi mirëkuptimi mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjitike të hënën në Tiranë.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Stephen Payne, president i kompanisë amerikane “Linden Energy”, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 50% të aksioneve të kompanisë bullgare të gazit “Overgas”.
Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë gjatë ceremonisë, ish-sekretari i shtetit, Pompeo është kryetar i bordit të Këshillimit të “Linden Energy”.

Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne dhe anëtari i bordit drejtues të Overgas, Matthew Bryza e cilësuan projektin e bashkëpunimit me kompaninë shqiptare AlbGaz si të rëndësishëm dhe të mbështetur nga qeveritë shqiptare dhe amerikane.

I pyetur nga BIRN për vizitën e Z. Pompeo në Tiranë, Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania “Linden Energy”, ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga kryeministria, kompania Overgas ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes terminalit që do të ngrihet në Vlorë. Kryeministria e konsideroi këtë një projekt me rëndësi të veçantë, i cili “po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane”.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV