Përgënjeshtrohet grupi i Berishës, akuzuan Pompeon se u pagua për t’u shfaqur krah Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas presidentit të kompanisë amerikane të energjetikës, “Linden Energy”, vizita në Tiranë e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo u pagua nga kompania, ndërsa siguria e tij u mor përsipër nga qeveria amerikane- Grupi i Sali Berishës pretendonte se Pompeo mori një shumë të majme, të shfaqej në Tiranë krah Ramës.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama gjatë firmosjes së një memorandumi mirëkuptimi mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjitike të hënën në Tiranë.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Stephen Payne, president i kompanisë amerikane “Linden Energy”, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 50% të aksioneve të kompanisë bullgare të gazit “Overgas”.
Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë gjatë ceremonisë, ish-sekretari i shtetit, Pompeo është kryetar i bordit të Këshillimit të “Linden Energy”.

Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne dhe anëtari i bordit drejtues të Overgas, Matthew Bryza e cilësuan projektin e bashkëpunimit me kompaninë shqiptare AlbGaz si të rëndësishëm dhe të mbështetur nga qeveritë shqiptare dhe amerikane.

I pyetur nga BIRN për vizitën e Z. Pompeo në Tiranë, Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania “Linden Energy”, ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga kryeministria, kompania Overgas ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes terminalit që do të ngrihet në Vlorë. Kryeministria e konsideroi këtë një projekt me rëndësi të veçantë, i cili “po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane”.

Të fundit

Nga Shqipëria në SHBA me karkalec në valixhe! Autoritetet: Na u rrezikua bujqësia!

Autoritetet amerikane hetojnë vazhdimisht për të ashtuquajturin ‘agro-terrorizëm’. Këtë herë, specialistët e aeroportit të Detroitit në SHBA u befasuan...

Berisha: Rama po hakmerret ndaj banorëve në Theth, sepse më 11 Maj ata votuan për PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth, në kuadër të aksionit të...

Ish-Presidenti u la pas hekurave/ Avokati: Ilir Meta nuk mposhtet kollaj

Avokati i Ilir Metës ka komentuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të...

Izraeli bombardoi Damaskun/ Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta!

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzë dhe të drejtave të tyre është "prioriteti ynë",...

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi, bashkë për paqen në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş, në Ankara. Ky i...

Lajme të tjera

Web TV