E akuzoi si dh*nues në TikTok, taksisti shqiptar padit modelen greke: Po më përbalt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një taksist shqiptar ka paditur një modele në Greqi, pasi ka publikuar disa video në Tik Tok dhe Instagram, duke e akuzuar për fyerje dhe ngacmim seksual.

Shqiptari, që jeton prej 25 vitesh në Greqi, është i martuar dhe babai i dy fëmijë. Siç tha ai për mediat nuk është një përdorues i rrjeteve sociale, por lajmin e mori nga një i afërm. Pasi u informua mbi veprimet e modeles së re, ai vendosi të merrte masa ligjore ndaj saj.

“Unë vij nga Shqipëria, jam 58 vjeç dhe që nga viti 1997 jetoj dhe punoj në Greqi. Jam i martuar dhe kam dy femije, përkatësisht 28 dhe 25 vjeç. Djali im i parë punon si parukier dhe djali im i dytë si kuzhinier në Norvegji. Unë punoj pa pushim që kur kam ardhur në Greqi, ku edhe ka bërë punë të ndryshme krahu. 5 vitet e fundit punoj si taksist.

Për 25 vite radhazi, pra sa kam qenë në Greqi, nuk jam përfshirë në konflikte as unë dhe as familja ime. Unë kam qenë gjithmonë një qytetar shembullor dhe i ndershëm, gjithçka që më interesonte ishte t’i jepja familjes sime një të ardhme më të mirë dhe kushte të mira jetese.

Gjatë gjithë këtyre viteve, si në industrinë e ndërtimit që kam punuar, ashtu edhe si shofer taksie, ku punoj sot, kam punuar dhe punoj me përkushtim dhe ndërgjegje, dhe e gjithë kjo sepse si njeri dhe si familjar kam respekt për paratë që më jep dikush. Në fund të fundit, deri më sot askush nuk më ka akuzuar, por disa, për arsye publiciteti, kanë dashur të njollosin nderin dhe reputacionin e një personi, krejtësisht pa të drejtë, plotësisht të paprovokuar dhe e gjithë kjo, për fat të keq, ndikon jo vetëm tek unë por edhe “familja ime”, thotë ai.

Lexo edhe :  I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

Modelja e njohur e cila zgjodhi të bënte një denoncim përmes Tik Tok për taksistin shqiptar është mjaft e njohur, pasi ka marrë pjesë edhe në një ‘reality show” me modele.

Të fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçari homazhe për djalin

Shkolla, ku studionte Eraldi, që humbi jetën një ditë më parë gjatë sherrit me bashkëmoshatarin e tij, ka bërë një reagim prekës në rrjetet...

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez, duke i dhuruar dhurata...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Lajme të tjera

Web TV