“Për punën po sakrifikoj rininë”, deputetja 24-vjeçare ankohet për rrogën 10 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarja më e re e Parlamentit Federal Gjerman , Emilia Fester, ankohet për orët e pafundme që i kushton punës.

Ajo ka thënë se rroga prej 10 mijë eurosh nuk justifikon përkushtimin dhe kohën që shpenzon në punë, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Në vitin 2021, Emilia u zgjodh me partinë e Gjelbër, por sot ajo beson se si deputete nuk mund të shijojë gjithçka që gëzojnë bashkëmoshatarët e saj.

“Për këtë punë po sakrifikoj rininë time. Punoj 80 orë në javë dhe nuk kam kohë për hobit e mia”, u ankua Fester në një intervistë për revistën Spiegel.

Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan ta kritikonin të renë për komentet e saj për “sakrificën”, duke i thënë se paguhet 10 mijë euro në muaj, një rrogë që nuk e marrin dot të gjithë në moshën e saj.

Një përdorues i Twitter-it shkruan në mënyrë karakteristike: “Dhe unë idiot sakrifikova rininë time vetëm për shkollën, studimet universitare dhe punën time katër orëshe”.

Të tjerë i kujtojnë asaj se në moshën 24-vjeçare, ajo nuk është më e re, por “një e rritur dhe jo më adoleshente”.

Para se të angazhohej në politikë, Fester ka punuar në sektorin privat si asistente regjisore në një teatër për fëmijë në Hamburg.

Sigurisht që paga e saj nuk ishte 10 mijë në muaj, thekson botimi gjerman.

Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit, Fester u detyrua të linte qytetin e saj të lindjes, Saksoninë e Poshtme dhe të transferohej në Berlin.

Të fundit

A është marrëveshja e vështirë tregtare SHBA-BE një triumf për Britaninë e Brexit?

Polly Toynbee Po, Britania siguroi kushte më të mira me SHBA-në se shumica e vendeve të tjera. Por krahasuar me...

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy persona në spital

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë – Ersekë. Burime bëjnë me dije se një mjet humbi kontrollin dhe për pasojë u...

Teherani thahet për ujë pas bombave amerikane/ Një javë pushim që populli të largohet

Ekspertët paralajmërojnë se pjesa më e madhe e Teheranit, kryeqytetit të Iranit, mund të mbetet pa ujë brenda disa javësh. Vendi po përballet me...

Kodi i ri Penal/ Tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz ‘udhëheqësit’

Nëse tallesh me udhëheqësit politikë të vendit, apo nëse guxon t’i përçmosh apo t’i përbuzësh ata apo simbolet jofrymore të shtetit, nëse guxon të...

Policia aksion në Zubin Potok, zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta

Sipas njoftimit për media, gjatë një operacioni policor të zhvilluar në fshatin Qabër në Zubin Potok, zyrtarët policorë kanë hasur në pajisje që shfrytëzohen...

Lajme të tjera

Web TV