Dënohet me burgim të përjetshëm ushtari rus, pranoi që ka kryer krime lufte

Ushtari i parë rus, i akuzuar për krime lufte në Ukrainë është shpallur ditën e sotme fajtor, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.

21-vjeçari Vidimi Shishimirin pranoi akuzat për vrasjen e një civili ukrainas 62-vjeçar, të paarmatosur gjatë ditëve të para të pushtimit rus. Ai nuk tregoi arsye për se e kishte vrarë burrin, ndërsa teksa pranoi autorësinë, shprehu pendesë.

21-vjeçari do e kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg, ndërsa hyri në histori si i dënuar i parë për krimet e luftës që Ukraina pretendon se kanë ndodhur. Rusia ende vijon kundërshtimin.