Nuredin Dumani “hapi thesin” për 44 grupe kriminale, eksperti: E bën për hakmarrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur ditën e sotme lidhur me urdhër-arrestet që SPAK ka lëshuar sa i takon anëtarëve të bandave kriminale. Karamuço tha se Nuredin Dumani nuk kishte asgjë për të humbur dhe si formë hakmarrje kishte treguar gjithë vrasjet për të cilat kishte dijeni.

Karamuço: Plagosja ishte ngjarja që e shtyu të tregojë, e pa se s’kishte më çfarë të humbte. Iu ngrit një kurth për ta vrarë. Ai duhet të merrte masa për t’u hakmarrë ndaj grupeve. Ai i besoi drejtësisë shumë informacione. Ai përmendi edhe një tjetër person edhe ai i penduar dhe po jep informacione. Të dy kanë hapur gjithë këtë sagë arrestimesh.

Unë pashë që njëri prej tyre ishte dhe një funksionar i policisë i cili dyshohet i përfshirë në afera kriminale. Ka dekonspirim. Fakti që s’kemi asnjë prej emrave të rëndësishëm të kapur do të thotë shumë. Pres arrestime për funksionarë publikë që dekonspirojnë këto operacione. S’kemi personazhe vip të botës së krimit pas hekurave”, tha Karamuço në Radarin Informativ në Abc.

Por çfarë do të përfitojë Dumani nga pendesa?

Mund të përfitojë, kjo çmohet nga gjykata rast pas rasti. S’mendoj se Dumani do marrë lehtësi të jashtëzakonshme. Pra varet rast pas rasti.

Me rrëfimet e të penduarve zbardhjet e ngjarjeve kriminale do të vazhdojnë për rreth 44 grupe.

Të fundit

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

Lajme të tjera

Web TV