Talibanët japin urdhrin e prerë: Prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit.

Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021. Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”.

Deklarata iu dërgua “Moby Group”, që janë në pronësi të “TOLOnews dhe rrjeteve të tjera televizive dhe radiofonike, dhe në mesazhin e postuar në Twitter thuhej se kjo do të aplikohej edhe në mediat e tjera afgane.

Një zyrtar i mediave në Afganistan konfirmoi se stacioni televiziv ku punonte kishte marrë urdhrin ku i thuhej se nuk kishte vend për diskutim. Ai tha se mediumi nuk kishte opsion tjetër. Ai foli me kusht që ai dhe televizioni ku punonte të mos identifikoheshin për shkak të problemeve me autoritetet.

Disa prezantuese gra postuan fotot e tyre në mediat sociale ku shfaqeshin me fytyrat e mbuluara dhe me maska gjatë prezantimit të programeve. Një prezantuese e njohur, Yalda Ali, postoi një video të sajën duke vendosur maskën me nënshkrimin: “një grua që po fshihet, me urdhër të Ministrisë së Virtyteve dhe Veseve.”

Në një stacion tjetër, Shamshad TV, implementimi i urdhrit ishte i përzier: Një prezantuese u shfaq të enjten me maskë, ndërsa më vonë një tjetër u shfaq duke treguar fytyrën e saj.

Gjatë herës së parë të talibanëve në pushtet, nga viti 1996-2001, ata vendosën kufizime strikte ndaj grave, duke u kërkuar atyre të mbanin burkën që mbulonte edhe sytë me një rrjetë dhe i ndalonte ato nga jeta publike dhe arsimimi.

Lexo edhe :  Po vjen paqja Rusi-Ukrainë? Prisni lajmin e madh më 2 qershor në Stamboll

Pasi morën sërish pushtetin në Afganistan në gusht, talibanët fillimisht dukej se i kishin moderuar disi kufizimet e tyre, duke mos shpallur asnjë kod veshjeje për gratë. Por në javët e fundit, ata kanë marrë vendime duke ndjekur një vijë të ashpër që konfirmoi frikën më të keqe të aktivistëve të të drejtave./REL

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV