Agron Gjekmarkaj: Do doja president Mark Markun, Lubonjën, Topallin, Fugën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka cilësuar si jo serioze disa prej emrave që opozita propozoi ditën e djeshme për kreun e ri të shtetit.

I ftuar në “Top Story” me Sokol Ballën, Gjekmarkaj tha se do të ishte mirë që opozita të sillte propozime serioze, teksa përmendi disa emra si Fatos Lubonja, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën etj.

Ai shtoi se maxhoranca nuk i ka dhënë asgjë opozitës, pasi të drejtën e propozimit ia jep kushtetuta. Sipas tij kryeministri duhet tja linte opozitës të zgjidhte kreun e ri të shtetit dhe ky do ishte një rast i mirë bashkëpunimi.

E kam të vështirë ta kuptoj nëse jemi apo jo në proces. Është ajo që po ndodh brenda opozitës, problemet e saj të brendshme, do ishte më e lehtë të kishim një kandidatura, Serioziteti me të cilin pala përballë është futur në histori, hezitoj ta quaj proces. Ne nuk na ka dhënë asgjë PS, na e ka dhënë kushtetuta. Qeveria po të kishte vullnetin, ja jepte opozitës presidentin. Qeveria nuke ka thënë këtë, ka thënë sill ca emra.

Nga ana jonë ka plasur një kakofoni, nxjerrin komshiun, shokun burrin e tezes, hallën. Ka emra të lartë, por ka të tjerë. Për shijet e mia do propozoja Fatos Lubojnën, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën, Majlinda Bregu etj.

Nëse rrimë brenda qokave, biem në lojën e të bërit komedi. Në rastin se supozojmë që kryeministri bëhet klemend dhe ja lë opozitës, kjo duhet të marrë përgjegjësi dhe të dalë serioze. Duhet të ishte mbledhur, të kishte dhënë një emër serioz, maxhoranca le ta refuzonte pastaj. Mbingarkesa e madhe që ka në pushtet, për faj të opozitës. Duhet të ishte rast i mirë bashkëpunimi, dyshoj që do të ndodhë kjo.”, tha Gjekmarkaj./ Top Channel

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV