Luana Vjollca: Fansi tentoi të abuzonte me mua, kam traumë nga njerëzit që më përndjekin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luana Vjollca vijon të rrëfejë histori të jetës së saj përmes projektit “Thuaje”. Për herë të parë ka zbuluar traumën më të madhe që i ka lënë gjurmë dhe është detyruar që të ketë truprojë pas saj sa herë që del nga shtëpia.

Jo pak herë është përfolur në media se përndiqej nga fansat ndërsa buqeta të mëdha me lule i shkonin vazhdimisht në shtëpi. Por ka pasur raste që shkonin përtej kësaj. Një fans ka shkuar përtej dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të. Për këtë arsye ka marrë vendim për të ruajtur veten dhe ka kërkuar ndihmë psikologjike për shëndetin e saj mendor sa herë që nuk është ndjerë mirë.

“Nuk do t’i cilësoj fansa këta njerëz që më kanë krijuar një lloj traume, që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve të Tiranës, Shqipërisë e Kosovës e shoqëruar nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar. Jam e frikësuar sepse kam pasur pesë raste në 15 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur se askush nuk e ka parë po mua më ka lënë një shenjë, një plagë. Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë, që sot kam nga njerëz që më përndjekin.

Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë, por është tentuar që të më…Kam arritur të shpëtoj paq, të iki, të vrapoj, por kur imagjinoj se ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë…. Ajo që më bën të vuaj është sepse unë kalova në një traumë pa e përjetuar ndërkohë që ka njerëz që e përjetojnë”, tha Luana.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV