Ukraina ngre pretendimet e rënda: 1-vjeçari humb jetën pasi u p*rdhunua nga ushtarët rusë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është bërë publike së fundmi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se djalë 1-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra pasi u përdhunua nga ushtarët rusë, pretendon Ukraina.

Ky pretendimi i rëndë vjen pasi mbi 60 raste përdhunimi janë raportuar në dy ditët e fundit, duke përfshirë 2 djem 10-vjeçarë në Kharkiv.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një postim të djeshëm në Twitter: “Sot, në vetëm një orë, 10 raportime për përdhunime nga pushtuesit rusë, përfshirë 8 fëmijë, u morën nga fshatrat e sapoçliruara në rajonin e Kharkiv.

Rasti i 1-vjeçarit,  është mbështetur nga një seri postimesh nga gazetarja ukrainase Iryna Matviyishyn, e cila e kishte përfshirë vogëlushin në listën e fëmijëve të dyshuar të përdhunuar nga ushtarët rusë.

Lista përfshinte gjithashtu pretendime se rusët përdhunuan vajza trenjake nëntë vjeçare në sy të nënës së tyre dhe përdhunimin e një vajze dyvjeçare nga dy ushtarë.

Akuzat i shtohen listës së gjatë të sulmeve të tmerrshme që forcat ruse kanë nisur në Ukrainë, shkruan The Sun.

Në fillim të këtij muaji, një grua dyshohet se u përdhunua dhe u vra nga ushtarët rusë në Bucha. Trupi i 22-vjeçares u zbulua i hedhur në një kopsht me plagë të shumta dhe me thonj të shkulur.

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV