Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lezhë, ku ka humbur jetën 1 person dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku mjeti ka dalë nga rruga duket prodhuar një bilanc tragjik. Ikbale Kraja është identifikuar viktima, teksa të plagosur janë A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.
“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.