Berisha përballë Elezit, mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon procesi i votimit në të gjitha degët e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë. Pjesëmarrja ka qenë mbi 40 mijë votues, ndërsa procesi nisi në orën 08:00 të kësaj të diele.

Fillimisht ishte parashikuar që të përfundonte në orën 18:00, po siç shpjegoi Komisioni i Rithemelimit, për shkak të fluksit, u vendos që të shtyhej me dy orë më shumë. Dy ishin kandidatët në fletën e votimit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i Degës së Kukësit, Ibsen Elezi. Berisha dukshëm është më i favorizuar në këtë garë, pasi demokratët kanë shprehur gatishmërinë për të vendosur sërish atë në krye. Kjo është parë në foltoret që ai ka mbajtur, ku pjesëmarrja sipas ish-kryeministrit ka qenë e kënaqshme.

9 shtatori do të shënonte nisjen e një kalvari të gjatë zhvillimesh. Me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, Berisha do të niste një tur foltoresh në të gjithë vendin. Më 11 dhjetor, ai mbajti një Kuvend të PD, ku ndodhën disa ndryshime statutore. Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit fillimisht dhe vendimi i Gjykatës më pas që njohu Kuvendin dhe vendimet e 11 dhjetorit do i hapnin rrugë një procesi të ri të PD, të cilën Berisha e ka quajtur si rithemelimi i partisë.

Të fundit

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan...

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme të artit dhe arkitekturës në...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive...

Lajme të tjera

Web TV