Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prindër për herë të parë, zbulojnë gjininë e fëmijës

Dyshja e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Ata e kanë komunikuar këtë për publikun në mënyrën më të bukur. Dyshja kanë publikuar bashkëpunimin e titulluar “Ama”, ku mes të tjerash Genci këndon: Ne nuk jemi çift, ne jemi familje.

Në fund të videoklipit dyshja kanë vendosur momentin magjik kur kanë zbuluar gjininë e bebit, duke plasur një tullumbac të zi. Aty zbulohet se Eni është në pritje të një vajze.