Në pritje të rimarrjes së drejtimit të PD-së, Berisha ka një urim special për Milanin

Për ish-kryeministrin Sali Berisha dita e sotme mund të jetë një fitore e dyfishtë. E para ai pritet të rimarrë drejtimin e PD pas 9 vitesh largim dhe fitorja e dytë ajo e Milanit, të cilës iu deshën 11 vite pritje për t’u shpallur kampione e Italisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka uruar Milanin, duke postuar edhe një foto me Adriano Galianin dhe fanellën e Berishës me numrin 1.

“Pas 11 vitesh Milani rikthet kampion! Urime”- shkruan Berisha ne Facebook.