Milani është zyrtarisht kampion i Italisë. Kuqezinjtë rikthehen te titulli pas 11 vitesh pritje dhe zbresin nga froni Interin.
Për të parë se kush do ia dilte të merrte Skudeton, u desh të prisnim javën e fundit. Në Reggio Emilia duhej 1 pikë, por “Djalli” mori 3 të tilla, pasi triumfoi 0-3 ndaj Sassuolos.
Sezon me ulje ngritje, por i suksesshëm. 86 pikë për të prekur historinë sërish dhe për të qenë në krye të Serie A, aty ku e meriton.