Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen.
Boris Bondarev e përshkroi si të turpshëm agresionin rus në Ukrainë.
“Kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim që nga 24 shkurti“, duke thënë se pushtimi i Ukrainës është edhe krim kundër popollit rus.
Në letrën e tij të dorëheqjes, ai e quajti ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov si një “ilustrim të mirë të degradimit të këtij sistemi”.
Letra u shpërnda në rrjetet sociale nga avokati ndërkombëtar Hillel Neuer.