Presidenti digjet dy herë, zgjedhja drejt raundit të katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar demokrat nuk ka dorëzuar asnjë emër për kreun e ri të shtetit, për rrjedhojë digjet edhe raundi i dytë. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ishte dje ora 18:00, por asnjë nga palët nuk paraqiti kandidatë për tu votuar në Parlament. Vijojnë akuzat ndaj njëri-tjetrit për shkelje marrëveshjeje.

Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit mund të konsiderohet i djegur. Asnjë kandidaturë nuk është depozituar për seancën plenare të ditës së sotme, duke mbyllur edhe këtë raund pa asnjë kandidat. Që prej të premtes, mes opozitës dhe mazhorancës nuk ka më një marrëveshje për raundin e dytë dhe të tretë, pasi Enkelejd Alibeaj pretendon se socialistët do të pranonin të firmosnin një kandidaturë të opozitës për këto raunde, gjë që Taulant Balla tha se nuk e kishte premtuar asnjëherë. Afati i vendosur ishte dje, por ky afat ka kaluar pa asnjë emër të propozuar nga PS dhe opozita. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur të martën e kaluar vendosi që dje deri në orën 16:00 kandidatët me 20 firma deputetësh të depozitoheshin në Kryesinë e Kuvendit dhe sot do të mblidhej Komisioni i Ligjeve fillimisht paradite që të shqyrtojë emrat dhe pasdite Kuvendi për votim. Megjithëse java nisi me një pakt mes maxhorancë dhe opozitës që i jepte kësaj të fundit të drejtën që të propozojë kandidatë në raundin e dytë dhe të tretë, konsensusi zgjati më pak se 48 orë. Mëngjesin e të premtes grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë të shkurtër ku kujtonte se, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me firma mbështetëse. Kjo do të thotë se të hënën në Parlament, deputetët duhet të votojnë për një emër të ardhur me firmat e të paktën 20 deputetëve të opozitës. “Dy ditee mee paree kemi reenee dakord qee nee raundin e dytee dhe tee tretee ne nuk do propozojmee kandidat dhe i takon opozitees tee propozojee. Propozimi peer President duhet tee vijee dhe me firma mbeshteetese nga opozita. Neese presidenti nuk zgjidhet nee keto dy raunde, nee raundin e kateert do tee propozojme ne. Takimi ka qene publik dhe kjo eeshtee dakordeesuar nee prani tee mediave”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Reagimi i Ballës

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, nga Fieri u ka bërë thirrje sërish grupeve parlamentar të opozitës për të propozuar emrat për kandidat për President. Balla tha se orët në vijim në mbyllje të afatit duhet të përdoren me përgjegjësi, teksa shtoi se nuk e di arsyen se përse grupi parlamentar i PD u tërhoq nga procesi. Balla tha se PS respekton marrëveshjen me opozitë që në dy raundet e para u takojnë atyre propozimet e emrave, por nëse dhe në raundin e tretë PD nuk do të hyjë në proces, atëherë Presidenti ose Presidentja e re do të zgjidhjet nga propozimet e PS. “Konstatoj me keqardhje që nga opozita nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësi për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e di përse PD, grupi i aj parlamentar, u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura, orët në vijim në mbyllje të këtij afati duhet të përdoren me përgjegjësi. Do ishte joproduktive të digjnim raundin e dytë, megjithatë ne e respektojmë marrëveshjen me grupin parlamentar të PD dhe dy grupet e tjera, që dy raundet e para u takojnë propozimeve të opozitës, por nëse dhe në raundin e tretë nuk do të hyjë në proces, natyrshëm një gjë është e sigurt, në raundin e katërt do të zgjidhet me kandidatë të propozuar prej nesh Presidenti apo Presidentja e re e Republikës”, tha Balla.

Lexo edhe :  Shpërthen në flakë makina tek Unaza e Madhe, mbërrin në vendngjarje zjarrfikësja

Reagimi i Pampurit

Por nga ana tjetër, demokratët kanë reaguar përmes nënkryetares së grupit parlamentar, Oriola Pampuri e cila ka publikuar edhe njëherë pikën 4 të dokumentit të PD-së, sipas të cilës PS-ja ka rënë dakord. “Dakordësimi i PS me dokumentin e PD për propozimin dhe nënshkrimin e firmave për kandidatin për president e përcakton qartë se emri final që propozohet për raundin e dytë duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve ose e thënë qartë do të bashkëpropozohet. Zoti Balla në takimin dypalësh në sy të gazetarëve dhe kamerave, ra dakord që të pranojë fiks siç është dokumentin e propozuar nga grupi i PD”, shkruan Pampuri. Në pikën 4 thuhet se “Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare”. Sipas saj “pra tashmë PS ka veç një zgjedhje: të mbështesë me firma kandidaturën e propozuar nga opozita dhe dakordësuar në negociata mes palëve. Rruga tjetër është po ashtu vetëm një: Të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shkelë rregullat e dakordësuar prej saj. Këtë e përcakton qartë pika 6 e dokumentit të Grupit të PD: Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mosriparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun”.

 

Të fundit

Proda: Cilido që cenon imazhin e Policisë do të largohet menjëherë nga radhët e saj

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe...

Akuzat e Ramës/ Berisha reagon nga Gjermania: PS alternativa e sharjes, PD e ndryshimit

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar nga Gjermani, ku ndodhet me leje të veçante nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me deklaratat e...

E rëndë në Lushnje! 20-vjeçarja hidhet nga një pallat, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Lushnjës, ku një 20-vjeçare është hedhur nga një pallat, duke gjetur kështu...

Blerjet në supermarketet kroate ranë me 55 për qind gjatë bojkotit

Konsumatorët në disa shtete të Ballkanit, përfshirë Kroacinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, kanë nisur një fushatë bojkotimi të supermarketëve si ‘protestë’...

Sofër në vend të zyrës, “shqiptari në parlament” kërkon votat në Prizren

Një formë e veçantë e të bërit fishatë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 9 shkurt. Aktori Sokol Plakolli ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV