“1,500 vende të lira pune” Rama nga Durrësi: Punë ka, por nuk ka profesionistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë nga Durrësi u shpreh se në 63 bizneset më të mëdha të rajonit, po afrohen 1 500 vende pune të lira. Ai ka shtuar se në Durrës po ashtu janë të lira edhe 600 vende pune që janë në dispozicion për ata që po kërkojnë një punës. Mes të tjerash kryeministri shtoi se sot kemi 13 mijë të punësuar më shumë nga një vit më parë.

“Janë 13 mijë të punësuar më shumë se në marsin e vitit 2021. Ky është fakt. Dhe në 4 mujorin e parë të këtij viti, kemi një pagë mesatare të rritur me 8%.” tha Rama.

Për Ramën, sërish vlen shprehja që punë ka por nuk ka profesionistë, pasi sipas tij bizneset po përballen çdo ditë e më shumë me këtë fenomen.

“Në hapësirën jashtë këtij panairi nga drejtoria rajonale e punësimit në Durrës mësohet se janë edhe 600 vende të tjera të lira, për të gjithë ata që kërkojnë punë. Thamë që punë ka po nuk ka profesionistë. Por kjo është ajo që ndeshet në çdo derë kompanie dhe kjo thellohet. Duhet një kualifikim më i lartë i punonjësve dhe si rezultat i faktit që Shqipëria ekspozohet në një treg ndërkombëtar” tha Rama.

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV