Greqia kërcënon Shqipërinë/ “Mos e hapni çështjen çame, do të keni pasoja”  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri grek i Jashtëm Nikos Dendias, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare, i kërkoi qeverisë sonë që të mos ndërhynte në çështjen çame. Ky problem i pazgjidhur prej dekadash u ngrit nga ministrja Olta Xhaçka, që vuri jo pak në vështirësi homologun grek. Sipas Dendias, nëse vijon të përmendet “dosja çame”, atëherë Shqipëria do ketë pasoja të shumëfishta, duke kërcënuar edhe me pengimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në BE.

 Greqia vijon të mbajë qëndrim stoik për çamërinë, duke mos lëshuar pe. Edhe ditën e djeshme erdhi ky qëndrim nga ministri i Jashtëm grek. Ai i këkroi nga Shqipëria, politika dhe qeveria të mos hapin çështje që nuk ekzistojnë duke u lexuar në një formë kërcënimi. Takimi mes dy homologëve kishte në agendë diskutimi edhe çështjen e kufirit të detit. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një konferencë të përbashkët me homologun grek Nikos Dendias, deklaroi se shpreson që Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë me një qasje konstruktive jo vetëm çështjen e kufirit detar, por edhe çështje të tjera të vështira si ligji i luftës apo çështja çame. “Vullneti i mirë për të gjetur një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë si ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë edhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet edhe për çështje të tjera të vështira, që kemi trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore, siç janë abrogimi i ligjit të luftës dhe çështjet e të drejtave të komunitetit çam”, tha ministrja e Jashtme. Ministri i Jashtëm grek u përgjigj me një kërcënim: “Duhet të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do të na çojë në pasoja të shumëfishta, ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që mund të ndikojnë në itinerarin tuaj në Europë”.“Duam të zgjidhim diferencat tona sa i përket kufirit detar. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë. Dua të jem i sinqertë, ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ato do i diskutojmë. Do të diskutojmë çështjen e minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi”, shtoi Dendias. Nga ana tjetër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, me synimin për integrimin euro-atlantik. “Integrimi Euro-atlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit. Integrimi evropian i Shqipërisë, mirënjohje Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ministrja. Sa i përket negociatave me BE, ajo deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet. “Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze të BE-së”, tha ajo. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Xhaçka tha se u ra dakord të punojmë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Ministrja u shpreh se ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Lexo edhe :  “Edi Rama është në rreth të kuq”/ Berisha: Po punojmë për qeveri teknike

 

Komuniteti grek në Shqipëri

 

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zbuloi se ka diskutuar me qeverinë shqiptare për çështjen e detit dhe ligjin e luftës dhe shtoi se ata kanë vullnetin e mirë për të zgjidhur këto çështje. Ministri grek, theksoi gjithashtu nevojat që kanë minoritetet e të dyja vendeve, në shtetet respektive, ndërsa shtoi se do të bëhet gjithçka për të zgjidhur këto problematika. “Takimet tona janë të shpeshta. Kemi ardhur të marrim pjesë në javën e kulturës greke. Kam gëzim që jam këtu sot dhe të njoftoj vendimin për hapësirat detare. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë. Duam të zgjidhim diferencat tona. Gjithashtu mendojmë se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet tona. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë këtu. Sigurisht dua të je mi çiltër, ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ato do i diskutojnë. Do të diskutojmë çështjen e minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi”, tha ministri i Jashtëm.

 

Rama: “Biseda të frytshme, me

interes për të bashkuar popujt”

Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Në një status në Facebook, Rama shprehet se ishte një takim i frytshëm për çështje me me interes për të bashkuar popujt. Gjithashtu kryeministri Rama ka publikuar edhe foto nga takimi i zhvilluar me ministrin e Jashtëm Dendias. “Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”, shkruan Rama bashkangjitur fotove të publikuara.

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV