Përkrahte ISIS në rrjetet sociale, kush është ter*oristi nga Kukësi që u arrestua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është Ibrahim El Salih (Lekica), 56-vjeçari që ra ditën e sotme në prangat e policisë, nën akuzë për thirrje dhe propagandë pro veprimeve ekstremiste dhe terroriste në vendin tonë.

Një mbështetës i ‘zjarrtë’ i ISIS, 56-vjeçari përdorte Facebook-un për të shpërndarë thirrjet e tij, e po ashtu për të shprehur mbështetjen për veprimtarinë terroriste të shtetit islamik.

Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false, shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.

Të fundit

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami thirrje publike Kurtit dhe Osmanit

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një...

Fluturime nga Zyrihu drejt aeroportit të Vlorës, ja kur do të jetë fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë anëtarëve. Sipas të dhënave nga Autoriteti...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një...

Lajme të tjera

Web TV