“Putini tradhtar i popullit rus”/ Aleksei Navalny akuzon Kremlinin: Unë jam i gatshëm…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e qytetit të Moskës ka lënë në fuqi vendimin për burgim prej 9 vjetësh për politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili veçse është në burg për një dënim të mëparshëm. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Navalny mori pjesë në seancën dëgjimore të 24 majit përmes video-lidhjes nga burgu në rajonin Vladimir.

Kritiku i Kremlinit, që u dënua me 9 vjet burgim në mars, teksa ishte duke e vuajtur një dënim për një vepër tjetër, gjatë fjalimit përfundimtar, duket se dënoi autoritetet ruse për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, dhe përsëriti qëndrimet se të gjitha akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

“Jeni ju, sistemi juaj dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që jeni tradhtarët e popullit rus… Unë jam i gatshëm të qëndroj në burg për t’ua dëshmuar të gjithëve në Rusi se kështu është e vërteta”, tha Navalny para gjykatës.

Më 22 mars, Navalny u dënua me 9 vjet burgim për shkak të akuzave për përvetësim dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërkaq, më 24 maj, një gjykatë tjetër në Moskë refuzoi një apel tjetër të Navalnyt, pasi shërbimi monitorues financiar shtetëror, Rosfinmonitoring, e shtoi atë dhe 11 bashkëpunëtorët e tij në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”./REL

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV