Mbyllet pjesa e parë, Roma në avantazh me Zaniolo! (Video)

Mbyllen 45 e para të finales se Conference League me avantazhin e Romes 1-0 me golin e Zaniolos.

Një finale që nisi e vakët, me dy skuadrat që mundohen të studiojnë njëra-tjetrën dhe nuk lënë shumë hapësira. Minutat e para nuk dhurojnë shumë.

Herë herë edhe të dyja ekipet gabojnë në pasime, çka çon edhe në mungesën e rasteve për gol. Gjithsesi Roma ia doli të ndezë pas gjysmë ore lojë.

 

Nicolo Zaniolo ishte ai që ndëshkoi skuadrën holandeze dhe italianët shpërthyen në festë kur panë që topi kaloi vijën fatale.

Sigurisht skuadrat e Mourinho me rezultatin 1-0 e kanë të qartë çfarë duan të bëjnë dhe ia dalin në 45 minutat e para të mos ndëshkohen, edhe pse në të 41’ portieri Rui Patricio tregoi pasiguri pas një gjuajtjeje nga jashtë zone.

Për t’u shënuar në pjesën e parë ishte edhe dëmtimi i Mkhitaryan. Armeni kishte këmbëngulur të luante pas dëmtimit ndaj Leicester, por vetëm 15 minuta rezistoi në finalen e sotme.

Kjo është finalja e parë e Conference League dhe zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranës, kurse vitin tjetër do të luhet në Çeki.