Dy tifozët holandezë që u përfshinë në një sherr tek ish-kafe Europa në rrugën e Barrikadave do të qëndrojnë në burg për 15 ditë. Ata goditën me sende të forta, një shqiptar që mori dëmtime në kokë . Sipas pronarit të lokalit, shqiptari kishte bërtitur “Roma” në mesin e tifozëve holandezë që kishin ardhur në Shqipëri për të ndjekur finalen mes italianëve dhe Feyenoord.
Por sipas pronari të lokalit ku ka ndodhur konflikti mes tifozëve holandezë dhe shqiptarit, ky i fundit u godit nga shoku i tij. Pronari shprehet se shqiptari i ka provokuar tifozët e Feyenoord duke thirrur Roma, Roma duke nixtur reagimin e ashpër të tyre. Ai thotë se me shqiptarin kanë qenë edhe dy miq të tjerë dhe në përpjekje për të qëlluar me karrige tifozin holandez, njëri prej miqve i ka rënë 45-vjeçarit që përfundoi në spital.
“Gjithçka nisi kur shqiptari filloi të lavdërojë ekipin verdhëekuq duke thirrur ‘Roma, Roma’. Pavarësisht tentativave të stafit tonë për t’i qetësuar, mes tre shqiptarëve, madje edhe provokatorit, ka lindur një sherr me tifozët holandezë. Një kuriozitet: nuk ishte një holandez ai që i dha karrigen që qëlloi shqiptarin, por një miku i tij, shqiptar si ai, i cili e goditi gabim”, tha pronari i lokalit.