Çmenduri në Tiranë-Elbasan/ I moshuari me Ford hyn kundravajtje në korsinë e shpejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dihet se drejtuesit shqiptarë të automjeteve vështirë se i respektojnë standartet dhe rregullat e qarkullimit. Respektimi i tyre rrallë ndodh brenda qyteteve pa përmendur rrugët jashtë-qytetase ku sheh çudira nga më të ndryshmet.

Por në rastin që do t’ju tregojmë sot, kemi rë bëjmë me një çmenduri të vërtetë për të cilën duhet të lutemi që të mos shkaktojë ndonjë tragjedi. Sipas qytetarëve një i moshuar me një automjet tip Ford Kuga është futur kundravajtje në aksin Tiranë-Elbasan duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë.

Një veprim i tillë rrezikon një masakër të vërtetë duke ditur që përballë mund t’i vijnë makina me shpejtësi të lartë. Në rast përplasjeje viktimat do të ishin të shumta, gra, burra apo fëmijë që do të kishin fatin e keq të ishin në automjetet që lëvizin në korsinë e shpejtësisë./ JOQ

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV