“Lëshoi alarm për ndihmë por më pas…”/ Zhduket avioni privat me 4 pasagjerë në Kroaci

Një avion privat i cili kishte në bord 4 pasagjerë është zhdukur ditën e sotme në Kroaci.

Sipas autoriteteve kroate, avioni u ngrit në fluturim me destinacion Gjermaninë, por menjëherë pas kësaj humbi kontaktet me kullën e vrojtimit në veri të Rakovicës. 4 shtetasit që ndodheshin në bord ishin gjermanë dhe kroatë, ndërsa kontrolli i fluturimit ka deklaruar se ka pranuar një thirrje për ndihmë nga piloti i avionit vetëm disa momente pas nisjes së fluturimit.

Autoritetet kanë nisur kërkimet pranë zonës ku u humb kontakti, por terreni i vështirë dhe moti i keq kanë krijuar probleme.