Escobar-Serbisë: Reduktoni varësinë nga Rusia, bashkohuni sanksioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerika ende shpreson se Serbia do t’i bashkohet shteteve të tjera të rajonit dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të Qeverisë së re, megjithëse jo më larg se dje ra dakord për një marrëveshje 3-vjeçare me Rusinë për të blerë gazin nga Moska.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në samitin e Demokracisë së Evropës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, se “Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord që Rusia të paguajë çmim për pushtimin e Ukrainës përmes sanksioneve, duke mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj. Shpresoj që Serbia do t’i bashkohet këtij grupi dhe do të harmonizojë sanksionet kur të formohet qeveria”.

Escobar po ashtu përshëndeti qëndrimin e BE-së dhe NATO-s, raporton REL, që riafirmuan “politikën e dyerve të hapura” duke shtuara se është “shumë optimist për perspektivat e shteteve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen anëtare të plota të BE-së”, duke thënë se SHBA-ja vazhdon mbështetjen për këtë qëllim.

Ndërkohë në Beograd mbërriti të hënën Eurodeputetja Viola von Cramon e cila përçoi mesazhin se kur bëhet fjalë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, kjo duhet të jetë çështje e interesit të Serbisë.

“Vendimi duhet të vijë nga brenda, nga qeveria serbe, me mirëkuptimin e tyre që nëse duan të jenë pjesë e BE-së, kjo shkon me vlerat dhe standardet që përfshijnë zbatimin e sanksioneve. Unë e kuptoj varësinë nga gazi rus, por kjo duhet të reduktohet në të ardhmen”, ka thënë Viola von Cramon, pas një takimi me presidentin serb Aleksander Vuçiç. Von Cramon u tha gazetarëve se gjatë bisedës me presidentin serb, temat kryesore ishin marrëdhëniet serbo-ruse, varësia ekonomike nga gazi rus dhe ndikimi i përgjithshëm politik i Rusisë në këtë fushë.

Lexo edhe :  Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe deklarata të Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.Beogradi zyrtar arsyetohet se po mban një qëndrim të tillë për të “mbrojtur interesat jetike të vendit”.

Të fundit

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

Lajme të tjera

Web TV