Sulmohet piktura e Mona Lisës në Muzeun e Luvrit, burri e gjuan papritur me tortë (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris.

Piktura e ‘Mona Lisës’ është sulmuar nga një person, i cili ka hedhur një copë torte mbi të, por vepra e Leonardo da Vinçit, nuk u dëmtua pasi kishte një xham mbrojtës.

Sipas medieve të huaja, autori mbante një paruke dhe ishte ulur në një karrige me rrota, por në një moment ai u ngrit dhe e sulmoi papritur pikturën.

Punonjësit e sigurimit reaguan menjëherë, duke e nxjerrë jashtë burrin dhe më pas pastruan pikturën nga torta e hedhur prej burrit.