Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë nesër” nëse Rusia vendos t’i japë fund agresionit të saj.
“Por ne nuk po shohim asnjë shenjë për këtë gjë aktualisht”, tha Blinken, shkruan BBC.
Blinken tha se ka të ngjarë të ketë ende “shumë muaj konflikt” ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj në lindje të Ukrainës.
“Ekziston një lidhje e fortë besimi midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe me aleatët e partnerët tanë”, tha Blinken në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.