“Nata e gjigantëve”/ Titujt kryesorë të mediave më të njohura sportive

Triumfi i Nadal ndaj Djokovic, por edhe temat më të nxehta të merkatos, kanë qenë kryefjala për ditën e sotme në mediat më të njohura sportive.

Ja cilët janë titujt kryesorë të shtypit sportiv për sot.

“AS” i kushton faqen e parë Marco Asensios dhe të ardhmes së tij te Real Madrid, ndërkohë që futbollisti shprehet: “Ancelotti më ka thënë se beson tek unë”.

Prima Pagina AS 01/06/2022

“840 milionë për të shpëtuar varkën”, është titulli i “SPORT”, që flet për situatën e vështirë ekonomike të Barcelonës, ndërkohë që klubi katalanas dëshiron të bëjë dhe investime të rëndësishme në merkato.

Prima Pagina Sport 01/06/2022

Për merkaton dhe objektivat e klubit katalanas shkruan edhe “Mundo Deportivo” që mban titullin “çfarë dëshiron Xavi”, ndërkohë që rrethohet nga emra si Kessie, Christensen, Azpiliqueta, Kounde, Lewandowski, Raphinha, Marcos Alonso apo edhe Bernardo Silva.

Prima Pagina Mundo Deportivo 01/06/2022

“Skuadra duhet të jetë ylli” është titulli i “L’Esportiu”, e cila titull kryesor mban deklaratën e trajnerit të ri të Espanyol, Diego Martinez.

Prima Pagina L'Esportiu 01/06/2022

“Këtu është Rafa”, është titulli i “Marca”, e cila i kushton faqen e parë tenistit spanjoll që mposhti tenistin serb Novak Djokovic.

Prima Pagina Marca 01/06/2022

“Nata e gjigantëve” është titulli kryesor në faqen e parë të “L’Equipe”, që gjithashtu ka në fokus përballjen e djeshme Nadal-Djokovic, ku tenisti spanjoll ja doli të triumfonte.

Prima Pagina L'Equipe 01/06/2022

“Shkelje, 5000 tifozë të Liverpool dëshmojnë për horronin në Paris”, shkruan “Mirror Sport” për atë që po ndodh pas finales së Champions League, ku polemikat duket se do vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Prima Pagina Mirror Sport 01/06/2022

“Milani i Cardinale ka lindur” është titulli i “La Gazzeta dello Sport, që ka në fokusin e saj shitjen e klubit kuqezi tek fondi amerikan “RedBird”.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 01/06/2022

Për te njëjtën tematikë rezervon faqen e saj të parë edhe “Corriere dello Sport”, e cila shkruan “Milan mbulohet me ar”.

Lexo edhe :  Dikur titullar, sot i harruar. Xabi Alonso injoron totalisht yllin e skuadrës

Prima Pagina Corriere dello Sport 01/06/2022

“Chiellini-Messi, finalja përfundimtare”, është titulli i “Tuttosport”, që në faqen e parë po ashtu ka në fokus edhe transferimin e mundshëm të Di Maria-s me titullin: “Ai do vetëm Juven”

Prima Pagina Tuttosport 01/06/2022