Nesër bllokohet rrethrrotullimi i Shkozës, ARRSH: Ja si do të devijohet trafiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ditën e nesërme, nga ora 11:00 deri në orën 16:00 do të devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht rrethrrotullimi i Shkozës.

ARRSH bën me dije se devijimi do të bëhet në përputhje me grafikun e punimeve për asfaltimin e rrugës “Alajdin Frashëri” në Unazën Lindore Loti 2.

“Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.

Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut.

Të fundit

Trump nënshkruan dekretin, zgjat afatin e ndalimit të TikTok në SHBA me 90 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar të enjten një dekret ekzekutiv që zgjat afatin e funksionimit të TikTok në...

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana bashkë me njësinë e të kërkuarve në NCA kanë prangosur një prej njerëzve të afërm të Leart Haxhiut. Nga dokumentet e gjykatës së...

Merz telefonon Netanyahun, i kërkon “të ulë dorën” me sulmet ndaj Iranit

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, gjatë së cilës Merz ka bërë thirrje për përmbajtje në...

Pse Berisha ‘zuri’ shtratin, i shkuan dëm mbi 10 milion dollarë lobim?!

Nga Jakin Marena Vjen një moment kur gjithkush që ka një milion halle mbi kokë, nuk i bëhet të ngrihet nga krevati në mëngjes, duke...

Shqipëria me çmimet më të larta edhe se vendet e BE/ Ja faktorët që ndikojnë

Çmimet e produkteve ushqimore dhe jo vetëm kanë pësuar rritje në Shqipëri, madje janë më të larta edhe se në vendet e bashkimit Evropian. Shkaku...

Lajme të tjera

Web TV