SHBA do të dërgojë raketa në Ukrainë, Lavrov: Provokim i drejtpërdrejtë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA do t’i dërgojë Ukrainës sisteme më të avancuara raketash për ta ndihmuar atë të mbrohet, ka njoftuar Presidenti Biden.

Armët që janë kërkuara prej kohësh nga Ukraina, do ta ndihmojnë atë të godasë forcat armike më saktë nga një distancë më e gjatë. Deri më tani, SHBA e kishte refuzuar kërkesën nga frika se armët mund të përdoreshin kundër objektivave në Rusi.

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ndihma vdekjeprurëse do të forconte pozicionin negociator të Kievit kundër Rusisë dhe do të bënte më të mundshme një zgjidhje diplomatike.

“Kjo është arsyeja pse unë kam vendosur që ne do t’u ofrojmë ukrainasve sisteme dhe municione më të avancuara raketash që do t’u mundësojnë atyre të godasin më saktë objektivat” tha ai.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Dërgimi i raketave të shumta për forcat ukrainase është një provokim i drejtpërdrejtë.

“Dërgimi i raketave të shumta për forcat ukrainase është një provokim i drejtpërdrejtë që shënon përfshirje në konflikt”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov , në një konferencë për shtyp në Riad.

Të fundit

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë të mëdha. I ftuar ditën...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Lajme të tjera

Web TV