Blinken: Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Rusia i jep fund agresionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se lufta në Ukrainë “mund të përfundojë nesër” nëse Rusia vendos t’i japë fund agresionit të saj.

“Por ne nuk po shohim asnjë shenjë për këtë gjë aktualisht”, tha Blinken, shkruan BBC.

Blinken tha se ka të ngjarë të ketë ende “shumë muaj konflikt” ndërsa Rusia vazhdon sulmin e saj në lindje të Ukrainës.

Ndër të tjera sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Ukraina i ka dhënë siguri SHBA-së se nuk do t’i përdorë sistemet e armëve të ofruara nga Amerika “kundër rusëve”.

“Ekziston një lidhje e fortë besimi midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe me aleatët e partnerët tanë”, tha Blinken në një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Administrata Biden ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës Sistemet Raketore të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë të prodhuar nga SHBA, të njohur si HIMARS, me municione me një rreze që është më e shkurtër se ajo që kishte kërkuar Ukraina.

Të fundit

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Rama me bluzën e Forcave të Armatosura: Nesër prezantojmë nismën për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku lajmëron se nesër në orën 10:00  do të prezantojë një nismë të re...

Momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës pasi piu kafe me të?!

Prokuroria e Shkodrës në një njoftim zyrtar ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin Erdgys Arrazit, i cili është vënë në pranga për shkaktim...

Lajme të tjera

Web TV