“Jepi ujë!”/ Djali i shtrirë pa ndjenja, tmerrohen qytetarët nga sherri mes adoleshentëve

Një sherr i madh raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme tek Bulevardi i Ri në Tiranë, pranë ish-stacionit të trenit. Mësohet se disa adoleshentë janë përleshur me njëri-tjetrin me grushta e shkelma, madje njëri prej tyre shihet i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Nga pamjet e publikuara vihen re njerëz të frikësuar që vrapojnë të ndihmojnë një të ri që gjendet pa ndjenja në tokë. Ndërkohë nga dëshmitarët raportohet se u shoqëruan në polici disa prej adoleshentëve.