Nga goditja e krimit të organizuar te korrupsioni, SPAK bën bilancin për muajin maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka bërë një bilanc të punës së saj për muajin maj të këtij viti.

Sipas një analize të SPAK, përgjatë majit janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Po ashtu mësohet se janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

NJOFTIM
Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin Maj 2022”

Gjatë muajit Maj 2022:

Janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhem me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 44 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, duke deklaruar 50 të pandehur fajtorë.
Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3,430,130 euro, 80,000 franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet.

Lexo edhe :  Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

Janë ekzekutuar 10 vendime penale të formës së prerë, ndaj 29 personave të dënuar.

Nga prokurorët e posaçëm janë miratuar 35 vendime për miratim takimesh të paraburgosurve me familjarët.

Janë vendosur 3 persona në regjim të posaçëm mbikëqyrje në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Janë vënë në ekzekutim 5 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Të fundit

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij...

Çfarë republike është Shqipëria sot

Nga Ben Blushi Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një...

Pogradec, ‘Benzi’ godet të moshuarën dhe një vajzë të vogël, po kalonin rrugën

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një...

Si u minua Nord Stream nga ish-agjenti i Kievit dhe një grup i vogël zhytësish

Një ish-kapiten i ushtrisë ukrainase dhe ish-anëtar i shërbimeve sekrete, i njohur si Sergeii K., është arrestuar në Itali për përfshirje në misionin e...

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por sot janë gjithnjë e më...

Lajme të tjera

Web TV